“Askush s’është akuzuar për korrupsion aktiv!”, çfarë po paralajmëron Kryemadhi: Shumë shpejt do të flas…

Teksa sot ishte parashikuar seanca paraprake për kreun e PL-së, Ilir Meta dhe Kryemadhin, kjo e fundit është ndalur në një prononcim për mediat. Kryemadhi pohoi se shkak u bë mungesa e avokatit të zotit Meta, pasi mungonte për arsye shëndetësore.

Mes të tjerash aj paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë nëpër studiot televizive.

“Sot mungonte avokati i zotit Meta, me këndvështrimin tim me arsye, se e kishte pasur një vizitë të programor shëndetësore jashtë. Nuk kishte avokat tjetër. Në bazë të nenit 48, personat që janë të pandehur, duhet të mbrohen nga avokatët. Nuk ishte pranishëm ish-presidenti. Ishin gjithë të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Kjo është një seancë tjetër. Edhe materialet voluminoze janë të mëdha, dhe kjo u lë më shumë mundësi avokatëve të njihen. Unë me aq sa kam vënë re, ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në të gjitha krahët televizive dhe debatet me ju, për të parë hap pas hapi procesin. Do të jem e hapur për të gjitha televizionet. Po ju jap një pikë, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, akuzohen për korrusopn pasiv, ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv, si mund të ketë korrupsion pasiv?”, tha ajo.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×