Një përleshje është zhvilluar në banesën e Valbon Marko Beqirajt, i cili u gjet i vrarë me plagë thike.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.12 të Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj në një lidhje live për News24 raportoi se mes autorit të krimit, që mendohet se nuk është familjar, ka pasur një sherr fizik, që rezultoi më pas fatal për 51-vjeçarin.
Ky fundit u gjet i pajetë nga nipi i tij, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Sakaq, thuhet se mes 10 personave të shoqëruar në polici, ndodhet dhe autori i krimit. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë. Viktima jetonte në banesën e hallës së tij, bashkë me djalin dhe gruan, ndërsa punonte si kamarier.
Policia ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë, për të parë dhe lëvizjet në këtë lagje.
© BalkanWeb