Balaj lider, por kuqeblutë kanë opsione të shumta në repartin e sulmit

Pika më e fortë e Vllaznisë në këtë fillim kampionati ka qenë sulmi dhe shënimi i golave. Me shkodranët që kanë gjetur 8 herë golin në 4 javë të kampionatit të zhvilluara deri më tani. Duke qenë kështu skuadra që ka shënuar më shumë nga të gjitha në Superiore, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. E po ashtu thuajse se të gjithë sulmuesit e skuadrës janë zhbllokuar, me emra si Balaj, Bismark apo edhe Mala që kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Ku tashmë në rradhët e shkodranëve pritet edhe goli nga ana e Kastratit. Por, pavarësisht kësaj ecurie shumë pozitive në sulm, reparti ka ndryshuar shpesh herë në emra në këto katër javë. Ku vetëm Balaj ka qenë i “paprekshëm” në majën e sulmit, duke qenë ai lideri absolut i ofensivës shkodrane. Kështu në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Egnatias, në sulm ishte i vendosur Balaj.

Me kapitenin e skuadrës që kishte si mbështetës kryesor pas krahëve të tij Muratajn. Ku ky i fundit luajti në rolin e një sulmuesi të dytë. E njëjta dyshe u ripërsërit edhe në duelin ndaj Dinamos, ku ishin sërish Balaj dhe Murataj të cilët ishin kryesorët në fazën sulmuese. Trajneri Martini vendosi të ndryshojë emrat në fitoren 4-1 ndaj Partizanit. Ku përkrah Balajt u vendos një tjetër futbollist shtatlartë dhe i fuqishëm si Bismark.

Dhe dyshja ishte me të vërtetë efikase duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare. Megjithatë edhe në ndeshjen ndaj Teutës kishte sërish ndryshime në fazën sulmuese të skuadrës. Ndaj durrsakëve si mbështetës kryesor i Balajt ishte kësaj rradhe Esat Mala. Me prizrenasin që nuk zhgënjeu aspak, duke dhuruar një performancë shumë pozitive e madje duke gjetur edhe golin. Pra, thuajse çdo javë ka pasur ndryshime në formacionin e kuqebluve përsa i përket sulmit. Por, pa ulur asnjë herë nivelin apo rrezikshmërinë që shfaq skuadra në fazën ofensive, duke treguar se Vllaznia ka shumë opsione e po ashtu futbollistë të cilët mund të bëjnë diferencën në çdo çast.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×