Gazetari Almer Toska deklaroi në një intervistë për News24 se Belinda Balluku, ish-ministre e Infrastrukturës, do të arratiset si Arben Ahmetaj. Kjo, për shkak të dosjeve të korruptuara që rëndojnë mbi të në SPAK.
Toska akuzoi Ballukun për lidhje me linja antishqiptare dhe për mundësinë e sponsorizimit nga këto grupe.
Gazetari Almer Toska: Për mendimin tim, Belinda Balluku nuk do arrestohet, por do arratiset si Arben Ahmetaj. Nuk e them dot se kur, por Belinda Balluku do arratiset si Ahmetaj, për një sërë dosjesh korruptive, që janë në SPAK. Kjo, sepse Altin Dumani ka dosje për të dhe nuk bën gjë. Vetë Balluku thotë lart e poshtë se sa të jetë Altin Dumani në SPAK, mua nuk më ndodh asgjë. Por besoj se kjo gjë nuk zgjat pa fund, sepse do ikë Altin Dumani, do vijë dikush tjetër. Balluku e ka të shkruar fatin e saj, që është burg ose arratisje.
Mendoj se do zgjedhë arratisjen. Balluku nga një pastruese në Greqi erdhi dhe u bë një super ministre në këtë vend, nuk ndodh rastësisht. Janë linja antishqiptare që e kanë sponsorizues. Veliaj i ka dërguar njerëz Sali Berishës dhe i ka thënë që eja ta rrëzojmë Edi Ramës së bashku. Kjo lëvizje është kuptuar dhe u lexua nga Rama, që me ndryshimin e pushtetit në SHBA, interesat e Soros ranë dhe përplasjet e linjave brenda Soros bënë që Veliaj të ndëshkohej. Veliaj mbahej peng nga Rama me dosje dhe kur e bëri këtë gabim, e pësoi.
© BalkanWeb