Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tentativën e arratisjes së Bledar Selmanaj në burgun e Fierit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) kanë bërë me dije se Selmanaj, pasi mbështolli duarët me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.
Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut. Sipas burimeve konfidenciale, gjatë tentativës për arratisje, Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.
Megjithatë, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte dhe ta dërgonte përsëri në qeli. Këtë herë, për të shmangur mundësinë e një tjetër tentative, ai u dërgua në izolim.
© BalkanWeb