Dy në pranga se shkelën rregullat e qarkullimit, tjetri s’iu bind policisë, tre të arrestuar në Korçë

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet T. K., 37 vjeç, banues në fshatin Lavdar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

K. T., 26 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi si dhe shtetasi me inicialet T. D., 64 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-T. K., 37 vjeç, banues në fshatin Lavdar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-K. T., 26 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Oficeri i Policisë Gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin T. D., 64 vjeç, banues në fshatin Mollaj, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-V. B., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka prerë 15 m³ lëndë drusore, në kundërshtim me ligjin, në fshatin Bode. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-një 13-vjeçar, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. Sh., 46 vjeçe, banuese në fshatin Starje, pasi ka goditur me send të fortë (gur), një 46-vjeçare, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. D., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi me vetëgjyqësi, i mban automjetin një 43-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×