“Hapi një vrimë në mur dhe u ngjit nga tubi metalik”, Drejtoria e Burgjeve zbardh detaje nga tentativa e arratisjes në Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi detajet nga ngjarja e ndodhur dhe parandaluar mëngjesin e djeshëm, ku një i dënuar tentoi arratisje. Gjatë përpjekjes për arratisje, Selmanaj ka kundërshtuar edhe efektivët e burgjeve që e diktuan, duke e izoluar në qeli. Ai qëndronte prej 24 marsit i izoluar në Burgun e Fierit, i akuzuar për veprën penale të vrasjes.

“Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij”, bëhet me dije.

Vrima në mur është hapur me mjete rrethanore, teksa ka dalë deri në tarracë fal tubit metalik. Por aty ka dështuar në aktin e fundit. Burgjet sqarojnë se Selmanaj nuk e ka rastin e parë, pasi ka tentuar edhe dy herë më parë që të arratiset, por pa sukses.

“Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive”, njoftuan autoritetet. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×