Messi, një tjetër “dopietë”, dërgon Inter Miami në “play-off” të MLS (VIDEO)

Messi me shokët e tij marrin prej dore Inter Miami duke i dhuruar një biletë për në fazën “play-off” në MLS, i mban në garë për titullin kampion. “Pleshti” argjentinas ishte thjesht fantastik kundër New York duke realizuar një dygolash, njëri më i bukur se tjetër, për më tepër u tregua edhe altruist duke lënë Luis Suarez të godiste një penallti.

Inter Miami kishte kontrollin total të lojës, por goli i avantazhit erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë, ku Rodrigues i shërbyer nga Busquets u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Messi me një finalizim plot klas dyfishoi shifrat. Inter Miami nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 83-të fituan një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Luis Suarez. Në fund, në minutën e 86-të, Messi realizoi një tjetër gol të bukur duke kompletuar “dopietën” e tij personale dhe “pokerin” për Inter Miami.

Fal kësaj “dopiete”, Messi ngjitet në kuotën e 24 finalizimeve, plus 14 asiste, duke udhëhequr i vetëm listën e golashënuesve më të mirë në MLS.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×