Lajmi është vërtet i bujshëm. Milano mund të mos mirëpres dot asnjë ndeshje në finalet e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në 2032, aty kur Italia dhe Turqia do të jenë dy shtetet që do të mirëpresin finalet e këtij kompeticioni. Këtë paralajmërim e ka theksuar vetë presidenti i Federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina që në një intervistë së fundmi theksoi se stadium San Siro nuk i përmbush kërkesat e UEFA-s për të pritur Europianin,”
“Shpresa ime është që politika, në marrëveshje me Interin dhe Milanin, të arrijë të gjejë zgjidhjen më të mirë për qytetin e Milanos.”, theksoi Gravina.
Federata Italiane duhet të dorëzojë listën përfundimtare të stadiumeve që do të përdoren në Euro 2032 deri më 31 korrik 2026, dhe impiantet duhet të kenë një projekt të miratuar, të financuar dhe të gatshëm për ndërtim deri në mars 2027. Pra, është një garë me kohën për qytetin e Milanos, që për momentin është në rrezik të mbetet jashtë listës.
“Entuziazmi pozitiv që është krijuar nga takimet që kemi zhvilluar me 13 realitetet që kanë shprehur interes po krijon një skenar ku Roma mund të marrë pjesë me dy stadiume (Olimpico dhe stadiumi i ri që synon të ndërtojë Roma),” – ka shtuar Gravina.
“Prandaj, nuk mund ta imagjinoj Euro 2032 pa qytetin më ndërkombëtar dhe më të hapur drejt Evropës siç është Milano.” Inter dhe Milan kanë shtyrë shumë ditët e fundit që të ndizet drita jeshile për nisjen e restaurimit të një prej impianteve legjendare jo vetëm në Itali por edhe më gjerë.
© BalkanWeb