Politologia, Rezarta Çaushaj, e ftuar në emisionin Log në News 24 tha se Rama si mjeshtër i imazhit sipas saj, kërkon të krijojë atë frymë të mbylljes së negociatave me BE në 2027.
Ajo theksoi se ditët e sotme procesi i anëtarësimit në BE nuk ka të bëjë me plotësimin e standarteve, por sipas saj, me nevojat e zgjerimit gjeopolitik.
Çaushaj: Rama është mjeshtër t’i përgjigjet imazhit të nevojave të momentit kur emëron. Dhe në këtë rast i është përgjigjur lobit ndërkombëtar nëpërmjet balancës gjinore. Ai nuk e bën nga bindja e vetë këtë, ka një përpjekje të vazhdueshme nga ndërkombëtarët që operojnë në Shqipëri.
Radhën e kaluar pati dhe fat, sepse shënoi titull ndërkombëtar. Këtë radhë e bëri me Diellën.
Ka disa qëllime që i shërbejnë një imazhi që kërkon të ngurrojë Rama. Në këtë rast kërkon të krijojë imazhin që do të mbyllen negociatat në 2027 dhe se Rama do të punojë drejt atij qëllimi madhor.
Dhe këta teknikë do t’i shërbejnë atij qëllimi, dhe ja tek e kënaqën ata që mbajnë shpresa akoma se qeveria realisht do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE. Sot procesi i anëtarësimit në vetvete, është bërë më shumë proces i nevojave gjeopolitike në vetvete, dhe jo proces i plotësimit të standarteve.
© BalkanWeb