Me rastin e Ditës Botërore të Farmacistit, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur shqetësime serioze mbi gjendjen e sistemit farmaceutik shqiptar, duke e cilësuar atë në “krizë të thellë” dhe në regres të vazhdueshëm që prej vitit 2014.
Sipas tij, pas vitit 2014, sektori ka hyrë në një fazë regresi për shkak të deformimit të rolit rregullator të shtetit, duke rrezikuar sigurinë dhe cilësinë e shërbimit.
POSTIMI I PLOTË:
Dita boterore, gjen Farmaceutiken shqiptare ne krize.
“Farmaceutika, nje sherbim publik i ofruar nga privati”!
Urimet me te mira sherbimit tone farmaceutik, i cili u zhvillua qe nga viti 1992, ne saje te ketij koncepti europian dhe punes se operatoreve te tij.
Farmaceutika ishte nder te paret sektore te shendetesise, qe ju pershtat ekonomise tregut, sigurise medikamentoze, nevojave te publikut.
Duke formuar trajta te forta sociale me ngritjen krah saj, qe ne ato vite te sistemit te pare shqiptar te Sigurimeve Shendetesore.
Sot ne kemi nje sistem farmaceutik te zhvilluar, modern ne kuptimin e investimeve e vizionit privat.
Ne regres prej 2014 nga deformimi i rolit regullator te shtetit, shkaterruese kjo per sigurine medikamentoze, llojshmerine, permbajtjen sociale, nivelin korrupsionit, etj:
1-Ndryshimet ligjore te atij viti mbushen tregun farmaceutik me medikamente te origjines jo te sigurte, nga importi apo prodhimi vendas.
Listat e rimbursimit dominohen nga te tilla artikuj, qe quhen “fake drugs”.
2- Kompanite e konsoliduara boterore largohen duke krijuar nje demtim te madh ne sigurine, cilesine e llojshmerine medikamentoze, koston finale.
3- Shqiperia eshte sot vendi me anti social farmaceutik ne Europe, me vetem reth 40% te medikamenteve ne qarkullim qe rimbursohen nga shteti.
4- Me nivel rimbursimi per preparat tejet te ulet, ne 300 M E import rimursohen 110 M E.
5- Shqiperia ka listen me te vogel te pricincipeve aktive, me numrin me te voget te preparateve te rimbursuara dhe ku vendin kryesor e zene “fake drugs”.
Keto godasin direkt shendetin e qytetareve.
Financat e tyre, qe detyrohen te blejne me pagese direkte e cmime te larta medikamentet e sigurta.
Kjo stimulon kontrabanden e medikamenteve dhe sjelljen nga jashte per perdorim personal te tyre, qe arrin ne 30% te konsumit te brendshem!
Pershendetje te gjithe operatoreve te farmaceutikes, te cileve u mungon roli real regullator i shtetit, duke deformuar kete sistemi thelbesor, stimuluar korrupsionin institucional, demtuar qytetaret.
© BalkanWeb