Trajneri i Burnley, Parker ka folur së fundmi për Armando Brojën, i cili po has vështirësi në këtë fillim eksperience.
“Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht.
Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë.
Po ta krahasojmë performancën e Brojës sot me atë që bëri një muaj më parë ka pëërmirësim, por ai ka ende shumë nevojë për stërvitje. Ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon prnadaj duhet që të punojë shumë për të na ndihmuar”- tha trajneri.
© BalkanWeb