“Tërbohet” Alvarez, realizon “tripletë” ndaj Rayos, feston Atletico

5 ndeshje pa fitore në La Liga ishin një përjetësi për Atletico Madrid, por për fat të mirë, ekipi i Simeones reagoi pikërisht atëherë kur duhej, përpara derbit kundër Realit. Ndaj Rayo Vallecano u zhvillua një ndeshje e çmendur, një fitore me përmbysje e firmosur nga një super Julian Alvarez, autor i një “triplete”.

Sulmuesi argjentinas gjeti golin e parë në minutën e 15-të, por Balliu me shokë reaguan fuqishëm dhe në fundin e pjesës së parë realizuan një gol fantastik, ku Pep Chavarria me një predhë të vërtetë nga distanca barazoi shifrat në 1-1, një gol për katalog. Rayo nuk u mjaftua me kaq, por në fraksionin e dytë Alvaro Garcia bëri që në stadium të pllakoste heshtja teksa realizoi golin e dytë për Rayo.

Të shtyrë dhe nga tifozët, Atletico Madrid spostoi Rayon në gjysmëfushë. Në minutën e 80-të, Alvarez shumë pranë vijës fatale barazoi rezultatin në 2-2. Për t’i dhuruar 3 pikët ekipit të Atletico-s mendoi sërish Julian Alvarez, me “bomberin” argjentinas që shënoi një super gol në minutën e 88-të duke dhuruar trajnerit Simeone 3 pikët e para në La Liga.

Ivan Balliu, anësori kuqezi, zhvilloi 90 minuta të plota, i vlerësuar nga mediat me notën 5.9.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×