Ish-lojtari i Arsenalit, Billy Vigar, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë një ndeshjeje të kohëve të fundit për Chichester City.
Ai u përplas me një mur betoni gjatë sfidës ndaj Ëingate & Finchley, ndërsa përpiqej të ndalonte topin që të mos dilte jashtë vijave kufizuese.
Pavarësisht ndërhyerjes urgjente këtë të martë, Vigar vdiq sot.
21-vjeçari ishte pjesë e ekipit U21 të Gunners deri vitin e kaluar, kur u transferua te Hastings United si transferim i lirë. Kujtojmë se, Vigar u transferua te Chichester këtë verë.
© BalkanWeb