Reali dhe Barça. dy “bigët” spanjoll, vijojnë në distancë betejën për titull në La Liga. Pas suksesit 4-1 të “Los Blancos” ndaj Levantes, ekipi i Hansi Flick i kundërpërgjigjet menjëherë, me një fitore me përmbysje 1-3 përballë Real Oviedo-s duke mos lejuar ekipin e Alonos të arratiset, për momentin, pas javës së 6-të, diferenca mbetet -2.
Kjo transfertë nisi në malore për Barçën, ku një gafë portierit Joan Garcia i dhuroi mundësinë Alberto Reina-s të realizonte një gol fantastik. Me fillimin e pjesës së dytë, për të rikthyer Barcelonën në lojë mendoi Eric Garcia, me mbrojtësin që përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutën e 65-të, Flick hodhi në fushë Robert Lewandowski-n. Pesë minuta lojë i mjaftuan “bomberit” polak që të përmbyste rezultatit, ku i shërbyer në zonë nga De Jong, me kokë realizoi një gol shumë të bukur. Për të mbyllur llogaritë me Oviedo-n mendoi Araujo që në minutën e 88-të me një goditje me kokë sigloi shifrat në 1-3.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Barçën në La Liga. Sigurisht ky sukses kënaq trajnerin Hansi Flick, për më tepër që ishte fitorja e katërt pa Lamine Yamal në dispozicion: “Po rritemi, kemi një skuadër fantastike. Jam i lumtur për këtë tre pikësh. Jam i kënaqur edhe me paraqitjen e Lewandowskit dhe De Jong, ishin përcaktues. Gafa e Joan Garcia? Po flasim për futboll, janë gjera që mund të ndodhin. Ai është një portier i madh, diti të reagojë”, u shpreh Hansi Flick.
© BalkanWeb