Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me denoncimin që bëri dje dhe sot kryedemokrati Sali Berisha, për pretendimet e këtij të fundit për lidhjet e Ramës me mafien e drogës në Aruba.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu theksoi se kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.
“Dosja “Rama–Aruba” është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.
Kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.
Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të karteleve!”, thotë Balliu.
© BalkanWeb