Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal që ndodhi mesditën e sotme në Pejë, si pasojë e të cilit humbi jetën vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti.

Policia ka njoftuar se në aksidentin që ndodhi sot më 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, në fshatin Treboviq të Pejës, ku ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin në një kthesë.

Sipas policisë, kjo shkaktoi kalimin e tij në anën e kundërt të rrugës duke u përplasur me veturën që po lëvizte në drejtim të kundërt.

“Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit  në një kthesë ku në tentativë për të kaluar, doli në shiritin e kundërt të rrugës ku goditi veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e ri të Policisë së Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa një tjetër person i lënduar është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr mjekimin e duhur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×