“Llogaridhënia ndaj gjyqtarëve nuk duhet të përdoret si presion”, kreu i ILD, Artur Metani: E vetmja rrugë për sistem drejtësie të pavarur

Kryeinspektori i Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale për shërbimet e drejtësisë në Tiranë, e vuri theksin tek pavarësia e gjyqësorit dhe llogaridhënia që duhet të jenë të balancuara.

Metani nënvizoi rëndësinë e forcimit të përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të magjistratëve jo përmes presionit e kontrollit.

“Një gjyqësor i pavarur nuk është privilegj i magjistratëve, por është garanci për qytetarët dhe për demokracinë e një vendi.

Pavarësia duhet të balancohet me llogaridhënien, e cila nuk mund të përdoret si një mjet kontrolli  apo presioni ndaj veprimtarisë së magjistratëve, por si një instrument për forcimin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të tyre.

Kjo është një sfidë delikate, por është edhe rruga e vetme për të pasur një sistem drejtësie të pavarur, me integritet dhe të përgjegjshëm”, tha ndër të tjera kreu i ILD, Artur Metani.

Konferenca, që bëri bashkë në Tiranë në datat 25 dhe 26 shtator 2025, institucione të drejtësisë nga 6 vendet e rajonit tonë, u bashkorganizua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prezenca e OSBE në Shqipëri, me misionet e OSBE në kryeqytetet e rajonit, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup.

Për dy ditë, drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë së rajonit diskutuan rreth tri temave të mëdha: parimet dhe funksionimi i shërbimeve të inspektimit, roli i tyre në mbrojtjen e standardeve demokratike dhe  promovimin e integritetit, si dhe kontributi i këtyre institucioneve në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×