Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e dy shtetasve, S. P., 27 vjeç dhe H. M., 24 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Ngjarja ka ndodhur më datë 02.07.2025, kur, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ata kanë marrë me forcë dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. Ky akt ka ndodhur në automjet, ku shtetasi i dhunuar është mbajtur në mënyrë të paligjshme, për një periudhë të shkurtër.
Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vijim, ndërsa autorët pritet të përballen me akuza të rënda për shkelje të ligjit.
© BalkanWeb