Harry Kane u bë lojtari më i shpejtë që arriti 100 gola për një klub në pesë ligat kryesore të këtij shekulli, pasi shënoi dy gola në fitoren bindëse 4-0 të Bayern Munich ndaj ëerder Bremen.
Sulmuesi anglez kaloi dy bombera, Cristiano Ronaldon dhe Erling Haaland që mbanin këtë rekord. Edhe pse në moshë të madhe, Kane po tregon se është një makineri golash.
Kane kishte luajtur rolin e tij në një fillim të shkëlqyer të sezonit për skuadrën e Vincent Kompany-t dhe ishte në humor për të lënë gjurmë me dy gjuajtje të hershme, njëra prej të cilave shkoi jashtë dhe tjetra u prit nga Karl Hein.
Më pas ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe në pjesën e dytë shtyu një top në rrjetë, për t’u ngjitur në kuotën e 10 golave këtë sezon në Bundesligë dhe 100 në total me Bayern në të gjitha kompeticionet në vetëm dy sezone.
© BalkanWeb