Avokati Erald Aga ishte i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” me Klevin Mukën në News24 ku foli në lidhje me problematikat me pronat me ë cilat përballen qytetarët më shpesh.
A u shpreh se problematikat më të mëdha lidhen e mungesën e dokumentacionit apo paplotësinë e tyre, çka ka ardhur me shkatërrimin e dokumenteve pas shtetëzimit të pronave në vitet e komunizmit.
“Dy janë problematikat kryesore me pronës që hasin qytetarët, çështja administrative dhe ato në proceset gjyqësore.
Për zgjidhjen e tyre kalon në një rrugë shumë të gjatë që zgjat me vite dhe dekada.
Ka shumë qytetarë që kanë një dokument por nuk kanë dokumentacionin e plotë. Kjo ndodh për mungesë arkivash. Nga 1945 me shtetëzimin e pronës private dokumentet kaluan në arkivë, dhe shumica e tyre u dogjën dhe asgjësuan.
Në 1991 kishte mungesë dokumentesh dhe qytetarët u detyruan të mbledhin më pas dokumentet.
Një faktor kryesor që ende nuk kanë marrë pronat qytetarët pra është mungesa e dokumentacionit apo paplotësia e tyre.
Edhe ata që kanë pasur në rregull dokumentacionin, ka pasur probleme ku punonjësi i kadastrës ka bërë mbivendosjen e pronave. Ndodh që ka edhe mbi vendosje titujsh, pra për një pronë janë lëshuar dy certifikata pronësie, apo më shumë”, tha ai
© BalkanWeb