Spahia: Pushtetarët e shohin shëndetësinë si “lopë për tu vjelë”, në 2013 shkonte 2.7% e buxhetit për sistemin shëndetësor, sot vetëm 1.97%

Deputeti i PD, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se sistemi shëndetësor shqiptar shikohet nga pushtetarët si “lopë për tu mbjellë”.

Ai tha se në vitin 2013 përqindja që shkonte për sistemin shëndetësor ishte 2.7% e prodhimit të brendshëm bruto, dhe sipas tij, sot shkon vetëm 1.98%.

Spahia: Nuk është halli tek mjekët. Mjekët janë hallka e fundit e një zinxhiri të gjatë përgjegjshmërie, që fillon me kryeministrin, vazhdon me ministren e shëndetësisë dhe gjithë drejtuesit në nivelet shëndetësore.

Mos harrojmë se sot thelbi i çështjeve është se ndodhemi përballë një sistemi shëndetësor, i cili në vend që të ishte në shërbim qytetarëve, është një sistem shëndetësor i cili shikohet nga pushtetarët dhe drejtuesit e institucioneve të këtij sistemi, si një lopë për tu vjelë. Janë të pafundme rastet e abuzimeve të korrupsionit madhor të sistemit shëndetësor.

Dhe askush për çudi edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë përgjegjësi, për abuzimet e mëdha që po ndodhin në këtë sistem.

Një aspekt tjetër është financimi dhe lënia pas dore e sistemit shëndetësor shqiptar. Mos harrojmë premtimet e kryeministrit Rama, gjatë fushatave elektorale ishin ngritja në 5% të financimeve të prodhimit të brendshëm bruto për shëndetësinë. E di sa jemi sot? Në nivelin e 1.98 %, as 2% të prodhimit të brendshëm bruto nuk shkon për fushën më të rëndësishëm për shëndetësinë.

Po ta krahasosh në 2013, përqindja e buxhetit ishte në nivelin 2.7 % në prodhimin e brendshëm bruto, sot jemi në 1.98%.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×