Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.
Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim.
Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit.
Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.
© BalkanWeb