Gazetari Osman Stafa publikoi mbrëmjen e së premtes në emisionin “Kjo Javë” fakte tronditëse nga spitali Onkologjik, ku pacientët me tumor vonohen në kryerjen e analizave cka ka sjellë në disa raste dhe vdekjen e përshpejtuar të tyre si pasojë e mungesës së marrjes në kohë të terapisë.
Stafa tha se i janë dashur të paktën 2 vite investigim në spitalin Onkologjik në QSUT ndërsa ka më shumë se 5 vjet mungesa në këtë spital, sic janë materialet për analizën e biopsisë.
“Më janë dashur 3 vite të kuptoj ca ndodh në laboratorin e biopsisë. Më kanë shkruar shumë njerëz për vonesat e biopsisë disa muaj.
Dhe thashe unë nuk mund të vazhdoj vetëm me denoncimet e tyre por më duhet të gjej dokumenta zyrtarë të personave apo dhe vetë mjekëve që kanë punuar aty”, tha gazetari Osman Stafa.
© BalkanWeb