Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 5 kryetarë të Njësive Administrative në Durrës, zëvendësohen 4 prej tyre

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, japin dorëheqjen edhe 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në Bashkinë e Durrësit, teksa 4 prej tyre janë zëvendësuar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se dorëheqjen e kanë dhënë kryeadministratorët e Njësive Katund i Ri, Rashbull, Ishëm dhe Manëz.

Institucioni e ka konfirmuar sot lajmin duke sqaruar:
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre”.
Administratorët e sapoemëruar janë:
-Manzë – Rejdi Shehu
-Ishëm – Emirjan Bafti
-Katund i Ri – Julian Marku
-Rrashbull – Fiqiri Dema

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×