VIDEO/ Bayern Munchen perfekt në Bundesliga, kthehet në makineri golash. Kane fantastik, thyen rekordin e CR7 dhe Haaland

Pesë ndeshje, pesë fitore, 22 gola të shënuar (me një mesatare prej 4.4 golash për ndeshje) dhe vetëm 3 të pësuar. Një ecuri perfekte e Bayern Munchen në Bundesliga, teksa mbrëmjen e sotme mposhti 4-0 në “Allianz Arena” ekipin e Werder Bremen.

Bayern dominoi sfidën dhe kjo u pa që në minutat e para të ndeshjes, duke krijuar disa raste për gol. Por ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 22-të, kur Luiz Dias devijoi në portë një top në zonë.

Bavarezët nuk e ulën ritmin, por goli i dytë do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë. Harry Kane pengohet në zonë dhe penallti. Ishte vetë anglezi që shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i tretë do të vinte në minutën e 65-të. Dhe sërish ai, Harry Kane, i cili shtyu saktësisht një top të mbetur në zonë. Goli i 10-të në 5 ndeshje për goleadorin anglez, i cili shpall kandidaturën për të rrëmbyer këtë sezon “Këpucën e Artë”. Kane thyen kështu rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Haaland që në startin e sezonit shënon kaq shumë gola. Më pas trajneri Company e zëvendësoi Kane, për ta ruajtur për sfidën e radhës në Champions kundër qipriotëve të Pafos në transfertë.

GOLAT

Në fund pati vend edhe një gol të Laimer, i vulosi sfidën në 4-0. Deri më tani Bayern është treguar perfekt, me trajnerin Company që ka menaxhuar mirë edhe futbollistët, pasi nuk ka pasur lëndime.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×