Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka renditur një sërë akuzash të rënda ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar si simbol të korrupsionit në qeveri.
Sipas tij, vetëm gjashtë projekte të saj përfaqësojnë një vlerë dëmi sa buxheti vjetor i Bashkisë së Tiranës.
Bardhi akuzon SPAK për mungesë veprimi. Ai thotë se ndërsa Balluku planifikon të ardhmen për veten, shqiptarët po largohen të pashpresë nga vendi.
REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Ëndrrat dhe planet e Belinda Ballukut, që nuk përfshijnë ato të Ogertës, për mungesë hapësire në poster! 👇
Vetëm në 6 projekte korruptive vlera e vjedhjes arrinë sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë me këtë CV të pasur vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë NËNSHTRUAR!
….Ëndrrat dhe planet vazhdojnë sigurisht për veten dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që detyrojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të braktisin të pashpresë Shqipërinë!
© BalkanWeb