Debatet në Kuvend/ Nikoll Lesi kritika për opozitën, paralajmëron: Ra në kurthin e Ramës. Shumë shpejt ndryshon Kushtetuta! Berisha pazare me…

Botuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, komentoi zhvillimet politike në vend.

Përballë gazetares Nisida Tufa, ‘skanoi’ kabinetin e ri të qeverisë ‘Rama 4’, mes të cilave ‘Diella’ ishte surprizë. Lesi foli për pazare mes Ramës dhe Berishës, ndërsa kritikoi opozitën për sjelljen e saj në Kuvend.

“Qeveria 4 është qeveri politike në thelb. Është vazhdimësi. Janë pothuajse të njëjtën ministra. Me aq sa pash dhe kam njohje nga parlamentarizmi, opozita ra në kurthin e Ramës, i cili është mjeshtër në këtë sens. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që kur flet kryeministri, opozita të dalë ta ndërprerë. Opozita ka të drejtë që ta dëgjonte një herë, më pas ta ‘sakatonte’. Ai e parandjeu dhe tha; do e kaloj në votim. Nuk ka ndodhur në 25 vite që një program qeverisës, të kalojë pa debat.”, tha ai.

Teksa u pyet nëse ishte ky një truk, Lesi shtoi; “Ndryshimet kushtetuese që paraqiti Rama, duhej një debat i madh. Do gjendet mënyra pas 6 muajsh apo 1 viti që Rama do e ndryshojë Kushtetutën, në bashkëpunim me Berishën. Kodi zgjedhor u ndryshua në bashkëpunim të Bylykbashit dhe të Gjiknurit. Kjo ndodhi! Thanë se nuk do të shkonin në zgjedhje dhe se bënë, Ndryshuan kodin zgjedhor, se donin që kryetarët e partive të jenë te lista e sigurt. Ata do të bashkëpunojnë të dy.”.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×