(FOTO) Nga grabitja e makinës të gazetarit grek tek plagosja e policit! E shkuara e errët e Fatjon Prendit, që u kap në Greqi me 1 ton drogë

Policia greke shkatërroi një grup kriminal, duke vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, mes tyre kreun e grupit, Fatjon Prendi, 39 vjeç.

Në operacionin, ku morën pjesë dhe forcat speciale EKAM, u sekuestruan mbi 1 ton marijuanë, mbi 1.000 rrënjë marijunë, arsenal armësh dhe sasi të drogave të tjera, përfshirë ato sintetike.

Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë.

Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1.700 eurosh.

Vajza ndodhej brenda në shtëpi, kur autorët thyen një dritare dhe hynë brenda. Sapo e panë, e ndoqën dhe ia rrëmbyen çantën, ndërsa vajza e tmerruar vrapoi në dhomën e prindërve të saj, ku familja e saj po flinte në atë kohë, dhe u mbyll brenda me ta, ndërsa njoftoi edhe Policinë.

Policia2
Policia2

Grabitësit ikën në këmbë. Oficerët e policisë, që nxituan në zonë, i ndoqën dhe më pas patën një shkëmbim zjarri.

Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit e pamëshirshëm, të cilët e bllokuan me armë, folën greqisht të keqe dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit.

Oficerët e policisë, që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera, filluan ndjekjen. Një shkëmbim i ri të shtënash me armë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë varrezave të zonës, ndërsa gjatë ndjekjes, një makinë patrullimi u përplas në pjesën e pasme të makinës së Makis Triantafyllopoulos, për të ndaluar grabitësit.

Automjeti ra në një përrua, pjesa e pasme e të cilit ishte e mbushur me plumba, nga oficerët e policisë që po ndiqnin autorët.

Kërkimi ndaj tyre vazhdoi, me autorët e krimit të bllokuar në përrua, ndërsa përpiqeshin të iknin në këmbë. Një oficer policie u plagos gjatë shkëmbimit të të shtënave.

Operacioni për shkatërrimin e grupit të Fatjon Prendit

Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke cuar në arrestimin e 6 meshkujve dhe femrave shqiptare.

Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias.

Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjecari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjecari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjecarja Brisejda Cami, 73-vjecarja Pashke Gega dhe 35-vjecarja Zoje Ndoj.

Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjecari Arben Mashi, të cilit ju gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuane, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ECSTASY, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.

Gjatë kontrollove policia greke gjeti dhe sekuestroi edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zviceriane.

Sipas burimeve policore, 39-vjecari Fatjon Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa 50-vjecari Arben Mashi rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×