Iu zbulua kanabis në oborrin e banesës, e pëson 63-vjeçari, arrestohet (EMRI)

Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Thanas Shaka

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, ushtruan kontroll në fshatin Xarrë, Konispol, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Xarrë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis.”, sqaron policia.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×