Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi deklaroi se opozita nuk po bën asnjë përpjekje për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën
I ftuar përballë gazetares Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Lesi tha se pas reagimeve të ashpra për seancën plenare të 18 shtatorit ku u votua programi qeverisës, pritej që PD-ja të shpallte një datë për protestë kombëtare.
“Opozitë ka qenë dikur Berisha i dikurshëm që rrëzoi qeverinë Nano. Kjo është një qeveri e vazhdimësisë, s’ka ndryshime drastike. Me pazare apo jo, me Berishën apo me Berishën prapë, do t’i realizojë. Opozita, kur doli nga Kuvendi, ku programi qeveritar u miratua në 25 minuta, Berisha tha; mbledhje urgjente, një vendim i madh na pret. Ne thamë ça do ishte! Mendimi ishte te protesta kombëtare. Rama nuk rrëzohet kështu, por me protesta të mëdha. Çfarë proteste ka bërë opozita? Doli Gaz Bardhi që tha; do të shkarkojmë Niko Peleshin! Si do ta shkarkojnë Niko Peleshin? S’kanë vota. Më problem për shqiptarët është opozita, që nuk krijon besim te qytetarët.”, tha ai.
© BalkanWeb