Botuesi i “Koha jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News24, foli për aktualitetin politik.
Ai u pyet ndër të tjera se kush është politikani, që mund t’ja merrte pushtetin Ramës.
Lesi tha se i vetmi që mund t’i merrte pushtetin Ramës në PS, ka qenë Ilir Meta, por se ai u burgos. Sipas tij, në PS-në aktuale, askush nuk e konkurron, pasi pas tij, për numrin dy të partisë, janë 100 vende bosh.
Pjesë nga intervista
Nisida Tufa: Ku po gabon Rama?
Nikoll Lesi: Ka shumë gabime, por problemi është kjo opozitë që nuk ngjall besim. Unë dua opozitë tjetër që më nxjerr edhe mua në protestë.
Nisida Tufa: Thamë për Berishën që duhet të hapë krahun…
Nikoll Lesi: Të hapë krahun. Ka militantë pas tij.
Nisida Tufa: Kush mund të ishte një pasardhës i Ramës? Veliaj e konkurronte…
Nikoll Lesi: Kandidat i mundshëm që mund t’ia merrte ishte Ilir Meta, e futën në burg. Pasardhës? Nuk e di, është e vështirë. Është Edi Rama i pari, ka 100 vende bosh, pastaj vjen i dyti.
© BalkanWeb