Padyshim që deklarata e presidentit Donald Trump e paracetamoli te gratë shtatzëna, shkakton autizëm te foshnjat, shkaktoi tronditje në mbarë botën. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj hodhi poshtë këto deklarata, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë provë shkencore, shkak-pasojë.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa, Brataj tha se paracetamoli është një medikament që sa i vjetër, është konsideruar i sigurt për gratë shtatzëna.
“E kanë lidhur me një studim të bërë në Suedi. Politika kur do të tërheqë vëmendjen e gjen. Gratë që kryesisht kanë përdorur paracetamolin, kanë pasur tendecë, por kjo nuk është vërtetuar. Është parë një lidhje që është marrë, por jo asnjë lidhje që; ka infeksion apo inficencë. Paracetamoli është një ndër medikamentet më të vjetër, dhe ky është një studim, si mund ta marrim të mirëqenë! Nuk është shkak pasojë. Siç reaguan shoqatat e barnave në botë, që e kundërshtuan sepse s’ka prova shkak-pasojë. Paracetamoli lejohet në shtatzëni. Çfarë shkakton temperatura e lartë te gruaja? Dehidratim, dëmtime respiratorë. Çfarë i shkaktojnë fetusit? Shkaktohen dëmtime cerebrale, në rast të temperaturave të larta. Them se duhet të mbështetemi te gjetjet e shëndetësisë dhe jo te politika për këto çështje.
Pyetjes së çfarë duhet të konsumojë një shtatzënë, Brataj tha; “Gruaja shtatzënë nuk duhet ta teprojë me paracetamolin. Nuk duhet të marrin pa kriter dhe varet se çfarë temperature kanë. Më mirë të marrin paracetamol kur temperatura është mbi 38.5.”.
© BalkanWeb