Përfshihet nga zjarri banesa në Vidhas të Elbasanit, një i moshuar nderron jetë

Ngjarje e rëndë në Vidhas të Elbasanit. Një banesë është përfshirë nga flakët, dhe për pasojë një i moshuar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45. Gazetari Fatmir Popja raporton se i moshuari është asfiksuar nga tymi, ndërsa si pasojë ndërroi jetë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejtë fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×