Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi deklaroi se kryeministri Edi Rama ia ka besuar ministrinë e Brendshme, Albana Koçiut pasi është një zyrtare e ‘urtë’ dhe korrekte. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Lesi pohoi se Rama gjeti një njeri që t’i bëjë punën.
“Ministre korrekte mendoj. E ‘urtë’ një zyrtare korrekte. Rama, pasi përmendi të gjithë ministrat, pa përmendur ministren e Brendshme, foli rreth 7 minuta, ku përcaktoi shinat dhe tha; s’ka më ministër të brendshëm. Ka gjetur një njeri që e bën këtë punë. Drejtori i Policisë së Shtetit besoj se do të ketë më tepër kompetenca.”, tha ai.
© BalkanWeb