Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, Klevis Balliu: Duhet transparencë! Paratë e drogës kanë shkatërruar tregun dhe jetën e qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike  Klevis Balliu ka reaguar pas raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri  duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar skemën mafioze të pastrimit të parave të drogës në Shqipëri.

Ai përmendi hetimet ndërkombëtare si “Dosja Rama – Aruba”, ku, sipas tij, zyrtarë të lartë janë kapur duke planifikuar me kartelet e drogës.

Balliu akuzon qeverinë se ka lejuar që miliona euro të krimit të investohen në ndërtim, duke shkatërruar tregun dhe rënduar jetën e qytetarëve.  Ai kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim penal, duke filluar nga vetë  kryeministri Edi Rama.

Publikimi i plotë i Klevis Balliut:

DASH konfirmon skemën e pastrimit të parave të drogës nën qeverisjen Rama

Për vite me radhë kemi denoncuar lidhjet e qeverisë me rrjetet e narkotrafikut. Sot këto fakte i konfirmon edhe DASH dhe hetimet ndërkombëtare, si “Dosja Rama – Aruba”, ku zyrtarë të lartë të qeverisë janë ulur me kartelet e drogës për të planifikuar pastrimin e parave në kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë.

Sipas raportit, paratë e drogës kanë shkatërruar ekuilibrat e tregut, kanë rritur çmimet e banesave dhe kanë varfëruar familjet e reja. Ndërsa qytetarët e thjeshtë ndëshkoheshin për “informalitet”, qeveria lejonte që paratë e krimit të hynin lirisht në ndërtim masiv.

Duhet transparencë, hetim i plotë i burimeve të fondeve dhe përgjegjësi penale për çdo zyrtar të përfshirë duke filluar nga vetë Edvin Kristaq Rama.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×