“Veliaj ka ‘mbaruar’ politikisht, po bën shantazh!”, Lesi: Do të dalë në arrest shtëpie nëse nuk shkon në…

“Epoka e Erion Veliajt si politikan ka mbaruar”. Kështu deklaroi sot në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, botuesi i ‘Koha jonë’, Nikoll Lesi.

Ai pohoi para moderatores Nisida Tufa se Veliaj me reagimin e fundit, se do të fliste i fundit dhe do të bëhej lajm i fundit, po bënte shantazh. Ndërkohë, Lesi tha se nëse shkon çështja e tij në Gjykatën e Lartë, mund të dalë me ‘arrest shtëpie’.

“Epoka e Erion Veliajt si politikan ka mbaruar. Epoka e tij ngelet me drejtësinë. Ai ka përballjen e drejtësi. Për mua politikisht Erion Veliaj ka mbaruar. Në 2 tetor ka një tjetër seancë në gjykatë. Nuk bëhen më 2 tetor koha kur duhet deri sa të dalë vendimi për shkarkim në fletoren Zyrtare. Nëse ndodh që e çon në Kushtetuese vendimin për shkarkim, Gjykata e Lartë ose mund ta kthejë në Kushtetuese është logjike të shkojë në ‘arrest shtëpie’. SPAK përdori shpatën e fortë, për prerje kokash. Frika ruan vreshtat. Nëse Veliaj do që të flasë, të flasë, ose të dalë para drejtësisë. Fakti që nuk ka nxjerr gjë deri tani, më krijon idenë se bën shantazh. Ai thoshte; do të flas i fundit. Ai duhet të flasë, s’ka pse pret më. Nuk ka kohë që të presë më. Ike në Gjykatë Kushtetuese, ike dhe në Gjykatë të Lartë, pastaj ngele në burg.”, tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×