Manchester United ka pësuar disfatë 3-1 nga Brentford, në ndeshjen e Premier League.
Vendasit ndëshkuan “Djajtë e kuq” dy herë brenda 20 minutash, me dopietën e Thiagos. Sesko ngushtoi shifrat brenda pjesës së parë.
Skuadra nga United pati shansin e artë për të vendosur ekuilibrat, por nuk ishte e thënë, pasi Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.Në fund, Brentford siguroi suksesin me golin e Jensen.
© BalkanWeb