Napoli po përballet me dëmtimin e Rrahmani-t. Deri pak ditë më parë, qendërmbrojtësi dukej se ishte gati të rikthehej, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Mbrojtësi dardan pësoi një tjetër lëndim në seancën stërvitore të sotme, çka bën që ai të mbetet jashtë për ndeshjet e ardhshme.
Ai nuk do jetë prezent në sfidat e kampionëve të Italisë ndaj Milanit, Sporting Lisbonës dhe Genoas. Për t’u theksuar fakti se Rrahmani nuk do të mund të kontribuojë për Kosovën në ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, 31-vjeçari pritet të kthehet në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve, ose më saktë me 18 tetor, në ndeshjen ndaj Torinos.
BalkanWeb