PL reagon për raportin e DASH, Erisa Xhixho: Konfirmohen shqetësimet e opozitës për klimën e investimit në Shqipëri

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri.

Xhixho shkruan se ky raport është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh.

“Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë, korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje, ndikimi i krimit të organizuar, deformimi i konkurrencës, shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore dhe informaliteti i përhapur kudo”, shkruan deputetja e PL Erisa Xhixho.

Postimi i plotë

Raporti i DASH për klimën e investimit në Shqipëri është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh.

Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë:

korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje

ndikimi i krimit të organizuar

deformimi i konkurrencës

shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore

informaliteti i përhapur kudo

Me një PBB sa një e katërta e mesatares së BE-së, vendit i duhen reforma të thella strukturore, që kjo qeveri nuk ka ndërmend t’i ndërmarrë.

Në mënyrë të veçantë, raporti ndalet te ligji për investimet strategjike, i cili u përdor nga qeveria për t’u dhënë bregdetin klientëve të saj dhe jo për të nxitur investimet e huaja.

Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015 me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr shumë investime të huaja, pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit fillestar të dhjetorit 2018. Ndryshimi i fundit është miratuar në janar 2025, duke e zgjatur afatin deri në dhjetor 2026. Shumica e mbi 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorë vendas.

Sipas DASH, largimi i të rinjve që ka lënë vendin pa punëtorë, paraja e pistë që pastrohet me bekimin e qeverisë, korrupsioni, shantazhet e administratës publike dhe grupeve kriminale apo PPP-të që u jepen klientëve të kryeministrit, dekurajojnë investimet e huaja.      Emigrimi i të rinjve dhe punëtorëve të kualifikuar ka krijuar mungesë fuqie punëtore, duke ndikuar negativisht në perspektivën e investimeve.

Komuniteti i biznesit raporton se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë gjithashtu se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.

Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në sektorin e infrastrukturës dhe sektorë të tjerë. Mungesa e analizës së mirëfilltë dhe e ekspertizës teknike në hartimin dhe mbikëqyrjen e kontratave PPP mbetet një shqetësim i vazhdueshëm.

Kjo është pasqyra e një Shqipërie të vënë në shërbim të një grushti njerëzish, ndërkohë që të tjerët përpiqen të ikin pasi nuk përballojnë dot koston e jetesës dhe kanë humbur çdo shpresë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×