Arbër Hoxha protagonist. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar gol me Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen shtëpiake ndaj Slaven Belupos në kampionat.
Hoxha kombinoi bukur me Ljubicic dhe “vallëzoi” në zonë, duke ndëshkuar portierin kundërshtar.
26-vjeçari nuk u mjaftua me kaq por dhuroi edhe assist te goli i dytë. Një mesazh i qartë ky për trajnerin Sylvinho, në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë.
BalkanWeb