VIDEO/ Kandidati për Tiranën, negociatorët e PD takim me Blushin, Noka: Përjashtohet nga bisedimet Arlind Qori

Në vazhdim të takimeve me aleatët për  përzgjedhjen e kandidiatit për kryetar bashkie të Tiranës, treshja e mandatuar nga Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Kellici, Ilir Alihmehmetil, takoi këtë të diel Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së Tedi Blushi.

Pas takimit Noka njoftoi se dita e shpalljes së kandidatit do të jetë e shpejtë.

“Ne jemi opozitë dhe forcë demokratike ndaj ndjekim hapat dhe procedurat, konsultohemi dhe më pas vendosim.

E gjitha kjo është çështje ditësh dhe shumë shpejt do të keni emrin e kandidatit të opozitës, për të arritur në fund me kandidatin final dhe qëllimin që i duhet Tiranës. Partitë parlamentare që përjashtohen është vetëm e majta radikale e Arlind Qorrit”, tha Noka.

Ndërsa Blushi tha se kandidatura do të jetë gjithëpërfshirëse.

“Kandidatura e opozitës do jetë gjithëpërfshirëse dhe jo kandidaturë e emëruar sikundër ka ndodhur me kandidaten e Partisë Socialiste.

Përballë kandidates së COVID ne po zgjedhim vaksinën e duhur, e cila do shërojë një herë e përgjithmonë kryeqytetin”, tha Blushi.

Të shtunën, Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti, takuan Fatmir Mediun dhe Agron Dukën.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×