40 minuta nën breshëri armësh/Autori ndoqi makinën e italianit dhe i zuri pritë në Qafën e Dilanit. Shokët e tij u hodhën në kanal ndërsa Sarki…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarki, ngjarje e ndodhur pas mesnatës së 26 shtatorit në Qafën e Dilanit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se ka qenë një konflikt i nisur për shkak të dritave të gjata që sipas autorit, italiani i kishte lënë ndezur teksa kalonte në një rrugë dytësore, dhe që ai pretendon se e kanë verbuar.

Më pas autori i identifikuar si Kamber Sulçaj ndoqi dy makina dhe u zuri pritë në vendin e njohur si Qafa e Dilanit.

Më pas ai ka qëlluar automjetet dhe pasagjerët kanë dalë nga automjetet dhe janë hedhur në kanal. 44-vjeçari italian ka qenë i vetmi që nuk ka arritur të hidhet, duke mbetur për 40 minuta i bllokuar nën breshërinë e plumbave, pasi çdo lëvizje e tij bënte që autori të qëllonte.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×