Al Ittihad i Mitaj në kërkim të një trajneri, në skenë del Klopp

Humbja kundër Al-Nassr i kushtoi Laurent Blanc, me trajnerin që u shkarkua me efekt të menjëhershëm nga klubi arab i Al Ittihad.

Al Ittihad ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit dhe emrat që qarkullojnë janë të shumtë. Në listë janë Lucciano Spalleti dhe Sergio Conceicao, por jo vetëm kaq. Së fundmi, po bën bujë emri i Jurgen Klopp. Madje, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat, Klopp është dëshira e madhe e Al Ittihad për pankinën.

Vlen të theksojmë se tek Al Ittihad luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×