Gazetari Flamur Vezaj, në një lidhje live në “LOG.” në News24 foli ka analizuar raportin ne Departamentit Amerikan të shtetit në lidhje me klimën e investimeve dhe biznesit në Shqipëri.
Ai u shpreh se i vetmi aspekt pozitiv i raportit ishte që i konsideron të qeta zgjedhjet të cilat u mbajtën më 11 maj, ndërkohë që nënvizon se “nxin” pjesën e krimit dhe evazionin fiskal.
“Të vetmen gjë pozitive që është thënë disa herë është çështja e zgjedhjeve, që thotë se ishin paqësore.
Pjesa tjetër nuk mendoj se ka asnjë gjë pozitive.
Thonë është e vështirë për bizneset amerikane me informalitetin me një përqindje të mëdha, mbi 35% të prodhimit bruto. Ky cash vjen nga trafiku i drogës dhe korrupsionit sipas DASH. Shqipëria sipas raportit është nyje për trafikun e drogërave të rënda dhe evazion fiskal”, tha ai.
BalkanWeb