“Do përshtatem me mënyrën e lojës te Torino”, Asllani: I lumtur këtu, kam mësuar shumë

Kristjan Asllani po luan ndeshjet e tij të para me fanellën e Torinos. Lojtari i kombëtares, në një intervistë të dhënë së fundmi, foli për mënyrën e re të lojës në Torino, me këta të fundit që luajnë me dy mesfushorë qëndre.

“Po, unë sinqerisht kam preferuar gjithmonë që të luaj me tre, me një para mbrojtjes, por tani këtu po luajmë me dy në qendër dhe ndjehem mirë. Padyshim duhet të përmirësohem, pasi është diçka e re për mua, është një gjë e re edhe në fazën mbrojtëse, pasi kur luan me dy dhe të bësh markimin një për një, duhet të ndjek mesfushorin tjetër në të gjithë fushën.

Ndaj është një gjë e re, por jam i lumtur dhe do të mundohem gjithmonë të përmirësohem ndeshje pas ndeshje, pasi është një gjë e rëndësishme”, tha Asllani.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×