“Erdhën të armatosur, më qëlluan me leva”, rrëfehet 50-vjeçari që u dhunua barbarisht: U shtriva në tokë i gjakosur

Në emisionin Me zemër të hapur në News24, ka folur ekskluzivisht një 50-vjeçar nga Vlora, që është dhunuar barbarisht nga fqinjët e tij për shkak të sherrit për prona.

Burri tha se fqinjët erdhën të armatosur dhe se e kanë qëlluar me leva.

Më tej, ai shton se dhunuesit i kanë thënë se “kanë miq në Tiranë e Vlorë” dhe që “mos të merret me ta”.

50-vjeçari i dhunuar: Jam dhunuar në banesën time në sy të gruas dhe nipit 8 vjeç, që kaloi traumë të rëndë. Unë isha në banesën time, pasi kisha bërë konflikt me një nga djemtë e këtij personi, sepse kishte kaluar në pronat e vëllait. Shkoi vëllai i vogël dhe i tha mos kalo, i kam thënë edhe unë, por nuk merr vesh. Kishin përgatitur skemën, erdhi babai i tyre në fillim, erdhën dhe djemtë e fqinjit të armatosur, me leva më goditën, më lanë pa ndjenja. Kaq 2 minuta zgjati historia.

Ky kishte kaluar te toka jonë dhe kishte bërë dëme në ullishte. Jemi ofenduar me njëri-tjetrin. Jemi fqinj, jemi rreth 1 kilometër larg dhe neve këtu kemi jetuar gjithë kohës. U shtriva në tokë i gjakosur. Më kanë thënë se “ne kemi miq nga Vlorë në Tiranë”. Madje, më tha që edhe të vrasim fizikisht. Erdhi vëllai dhe bashkëshortja të më ngrinin nga toka, pasi isha bërë me gjak dhe më dhanë ujë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×