Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin, zgjidhet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen

Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.

Veliaj ka depozituar pranë Kushtetueses një kërkesë për shfuqizimin e vendimit që e largoi nga posti, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Kujtojmë se kërkesa e ankimimit nga Erion Veliaj ka theksuar se Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë Nenit 115 të Kushtetutës, por duhet të interpretohet në përputhje me të.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×