Inter, Dimarco nuk “kursehet” ndaj Inzaghit: Më hiqte nga loja, tani kanë ndryshuar pozitivisht gjërat

Federico Dimarco, lojtari i Interit, nuk ka hezituar që të sulmojë ish-trajnerin e zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Chivu po na jep shumë. Ai po më ndihmon të rifitoj vetëbesimin që kisha humbur në muajt e fundit. E kuptova se nuk po performoja aq mirë sa në tre vitet e gjysmë të mëparshme me Interin, por kjo mund të ndodhë. Po dal nga kjo me ndihmën e trajnerit dhe shokëve të mi të ekipit.

E kaluara është e kaluar. Ashtu si kur fituam kampionatin, thamë se nuk po flasim për të kaluarën dhe po bëjmë të njëjtën gjë këtë vit. Kemi filluar nga e para me një trajner të ri dhe motivim të ri, dhe duhet ta ndjekim atë sa më mirë që të mundemi. Po rritemi dhe kjo më duket e qartë.”

Edhe fizikisht, anësori i zikaltërve po tregon përmirësim në atletikë gjatë ndeshjeve: “Çfarë ka ndryshuar? Nga pikëpamja ime, asgjë. Gjithmonë jam stërvitur 100%. Ishte thjesht zgjedhja e trajnerit të mos më jepte më shumë se gjysmë ndeshjeje në të kaluarën. Të luash 90 minuta më shpesh të ndihmon të përmirësosh gjendjen tënde në vend që të zëvendësohesh automatikisht pas 60 minutash.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×