Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit Lefter Maliqi i ftuar në “Opinion” në News24 tha se se shqiptarët duhet të dinë se problemi kryesor në vend sot është “kapja” e Parlamentit, e cila, sipas tij, filloi kur u lanë mandatet në kohën e Bashës.
Ai nënvizoi se Parlamenti zgjedh kryeministrin, organet e drejtësisë dhe SPAK-un, por është i mbajtur peng si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca.
Maliqi paralajmëroi një aksion në terren nga opozita pas pritjes së raportit final të OSBE-ODIHR më 20 tetor për zgjedhjet e 11 majit.
“Shqiptarët duhet të dinë se ne jemi republikë parlamentare dhe çdo gjë buron nga Parlamenti. Parlamenti zgjedh kryeministrin dhe organet e drejtësisë edhe SPAK-un. Parlamenti është i kapur që nga momenti kur u lanë mandatet që në kohën e Bashës. Parlamenti është i kapur totalishht dhe është i mbajtur peng edhe nga mazhoranca. Qëllimi i kësaj mazhorance është të mbaj peng opozitën. Qytetarët e dinë se vendi është i shpopulluar, dhe vendet e tjera janë të braktisura .Tirana është e mbushur vetëm me turistë. Jam njeri i terrenit dhe komunikoj me qytetarët. Ne po presim raportin final të zgjedhjeve të 11 majit i cili do të vi nga data 20 tetor nga OSBE-ODHIR. Të gjithë sytë janë nga opozita. Do të ketë një aksion të opozitës në terren për masakrën e zgjedhjeve të 11 majit.
Opozita e bashkuar po pret brenda 20 tetorit raportin final të OSBE. Pas raportit mendoj që do të ketë një aksion të opozitës dhe analizë të zgjedhjeve. Protesta jo një orë apo 2 orë por protesta të qëndrueshme vetëm kështu mund ta rrëzojmë mazhorancën“, tha ai.
Maliqi foli edhe mbi zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, ku mungesën e një kandidati nga opozita e hodhi poshtë duke pretenduar se kjo është propagandë e mazhorancës. Ai tha se vijon procesi i konsultimeve pasi duhet një emër i gjithë pranuar nga opozita.
“Shqiptarët nuk duhet ta hanë këtë propagandë të Rilindjes që opozita nuk ka kandidatë. Ne kemi kandidatë dhe takimet bëhen për të rakorduar emrat. Diskutimet e bredhshme bëhen meqë jemi përballë narkoshtetit dhe PD kërkon edhe mendimin e pjesës tjetër të opozitës që të dalim me një emër të përbashkët. E kam thënë se PD dhe opozitës së bashkuar i duhet një punë e madhe paralele në bazë sepse regjimi është në aksion. Unë jam për zgjedhje të reja në Tiranë pasi është kthyer në një narkoshtet, qeveria është kthyer në një sulltanat. Pa organizim në bazë nuk ka fitore, opozita duhet të ketë analizën”, tha ai.
Maliqi shtoi se pret që të arrestohet kryetari i Bashkisë së Kuçovës ose të paktën të shkarkohet, ku shto se do të ishte i gatshëm të hynte në garë për zgjedhje.
vijon/…
BalkanWeb